POLITIKA E SKEDARËVE TË PERSONALIZIMIT
POLITIKA E SKEDARËVE TË PERSONALIZIMIT – Deklarata e zgjeruar
Çfarë janë skedarët e personalizimit?
Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet lidhur me skedarët e personalizimit të përdorur nga faqja aktuale e internetit, së bashku me udhëzimet që do t'ju ndihmojnë të menaxhoni preferencat tuaja për këta skedarë. Për informacione të mëtejshme rreth skedarëve të personalizimit, vizitoni allaboutcookies.org; www.youronlinechoise.eu .
Skedarët e personalizimit të përdorur nga faqja aktuale e internetit
Përdorimi i skedarëve të personalizimit përfshihet në politikën e privatësisë - kushtet e përgjithshme të së cilës janë hartuar nga kontrolluesi i të dhënave, shoqëria "Candy Hoover Group S.r.l.", me aksionar të vetëm, shoqëri e administrimit dhe koordinimit të veprimtarisë së "Candy S.p.A.", me seli në: Via Comolli, 16 - 20861 Brugherio (MB) – Itali. Për politikën e privatësisë sipas seksionit 13 të Kodit italian për Mbrojtjen e të Dhënave klikoni këtu.
Skedarët teknikë të personalizimit për të cilët nuk nevojitet pëlqimi i përdoruesit:
Skedarë personalizimi që përdoren për kryerjen e aktiviteteve rreptësisht të nevojshme për funksionimin e faqes aktuale të internetit dhe për ofrimin e shërbimit:
- COOKIE_SUPPORT, teknike, pa afat skadimi;
- JSESSIONID, seanca;
- LFR_SESSION_STATEXYZ ("xyz" është numër), seanca;
- Shiriti për skedarët e personalizimit, teknike;
Skedarë personalizimi që përdoren për të ruajtur preferencat e përdoruesit dhe për të optimizuar funksionet e faqes së internetit:
- GUEST_LANGUAGE_ID, teknike, pa afat skadimi;
Të gjithë skedarët teknikë të personalizimit nuk kërkojnë pëlqimin e përdoruesit; për rrjedhojë instalohen automatikisht pas hyrjes së përdoruesit në faqen e internetit.
Skedarët teknikë për të cilët nevojitet pëlqimi i përdoruesit
Të gjithë skedarët e personalizimit të ndryshëm nga skedarët teknikë të personalizimit të lartpërmendur instalohen/aktivizohen vetëm pas shprehjes paraprake të pëlqimit nga përdoruesi, gjatë vizitës së parë në faqen e internetit. Pëlqimi mund të shprehet në mënyrë të përgjithshme, nëpërmjet bashkëveprimit me shiritin e skedarit të personalizimit, sipas modaliteteve të ndryshme të shpjeguara në shiritin në fjalë (p.sh. duke klikuar butonin "OK" ose shiritin "X"; duke vazhduar shfletimin në faqen e internetit, duke lëvizur poshtë në faqe ose nëpërmjet lidhjes); përndryshe, pëlqimi mund të jepet/të mos jepet në mënyrë përzgjedhëse, sipas modaliteteve të mëposhtme. Pëlqimi juaj do të regjistrohet në rast vizitash të ndryshme dhe të ardhshme në faqen e internetit. Përdoruesi ka të drejtën të tërheqë, në çdo kohë, qoftë tërësisht ose pjesërisht, pëlqimin e dhënë.
Skedarët statistikorë të personalizimit
Ne përdorim skedarë personalizimi të palëve të treta për të menaxhuar statistikat, edhe në formë të disagreguar.
Më poshtë do të gjeni emrat e palëve të treta dhe, për çdo skedar personalizimi, lidhjen e faqes së palës së tretë, ku do të merrni të gjitha informacionet në lidhje me përpunimin e të dhënave dhe do të keni mundësinë të jepni pëlqimin tuaj.
Google Analytics (Google Inc.)
"Google Analytics" është një shërbim analitik për faqet e internetit i ofruar nga "Google Inc. ("Google")". "Google" i përdor të dhënat e mbledhura për të gjurmuar dhe shqyrtuar përdorimin e këtij aplikacioni, për të përgatitur raporte lidhur me aktivitetet e tij dhe për t'i ndarë ato me shërbime të tjera të "Google". "Google" mund t'i përdorë të dhënat e mbledhura për të kontekstualizuar dhe personalizuar reklamat e rrjetit të vet të reklamimit. Të dhënat personale të mbledhura: Skedarët e personalizimit dhe të dhënat e përdorimit.
Vendi i përpunimit: SHBA; Privacy Policy - Opt out
Shfaqja e përmbajtjes nga platforma të jashtme
Këto shërbime ju mundësojnë të shihni përmbajtjen e hostuar në platforma të jashtme drejtpërdrejt nga faqet e këtij aplikacioni dhe të bashkëveproni me to. Nëse instalohet një shërbim i këtij lloji, ai mund të vazhdojë të mbledhë të dhëna trafiku në internet për faqet ku instalohet shërbimi, edhe kur përdoruesit nuk e përdorin.
YouTube video widget (Google Inc.)
"YouTube" është një shërbim vizualizimi i përmbajtjeve video, i ofruar nga "Google Inc." dhe që i mundëson këtij aplikacioni të integrojë përmbajtjet e kësaj natyre në faqet e veta.
Të dhënat e mbledhura personale: Skedarët e personalizimit dhe të dhënat e përdorimit.
Vendi i përpunimit: SHBA - Privacy Policy
Mos harroni që preferencat tuaja për skedarët e personalizimit mund t'i menaxhoni nëpërmjet konfigurimit të shfletuesit
Nëse nuk e dini llojin/versionin e shfletuesit tuaj, klikoni butonin “help (ndihmë)" në këndin e sipërm djathtas të kësaj dritareje. Këtu do të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme.
Nëse e dini llojin/versionin e shfletuesit tuaj, klikoni lidhjen përkatëse më poshtë për të hyrë në faqen e menaxhimit të skedarëve të personalizimit.
Internet Explorer
http://windows.microsoft.com/en-us/windows-vista/block-or-allow-cookies
Google Chrome
https://support.google.com/accounts/answer/61416?hl=en
Mozilla Firefox
http://support.mozilla.org/en-US/kb/Enabling%20and%20disabling%20cookies
Safari
http://www.apple.com/legal/privacy/
Për informacione të mëtejshme, vizitoni www.youronlinechoices.eu.
Lì, 25.05.2015