Rreth nesh

"Candy": një histori e suksesshme nga makina e parë larëse deri te pajisjet që lidhen me “Wi-Fi”. 

 

“Candy” prodhoi makinën e parë larëse italiane në vitin 1945 dhe shpiku në fund të viteve ‘50 makinën larëse moderne me derë përpara, e cila u bë sinonimi i larjes në Itali.

 

“Candy” është tani një markë ndërkombëtare dhe ofron një gamë të plotë të pajisjeve të madha të pavarura dhe inkaso që përdorin teknologjitë më të avancuara, funksionale dhe të prodhuara me dizajn italian dhe me rendiment të shkëlqyer.

 

Me kalimin e viteve, misioni nuk ka ndryshuar: përmbushja e nevojave të klientëve me produkte novatore, por të lehta për t'u përdorur dhe me çmime të përballueshme.

Histori

Candy Matic

1945/1955

Në vitin 1945, në punishten e tij mekanike, Eden Fumagalli krijoi modelin 50, makinën e parë larëse italiane: makina larëse iu prezantua publikut në Panairin e Milanos të vitit 1946. Po në të njëjtin vit, frymëzuar nga kori i një kënge të Nat King Cole, shoqëria e ndryshoi emrin në “Candy”.
Pas patentimit të lavastoviljes së parë, “Candy” hodhi në treg modelin 45, makinën larëse me kapacitet 3 kg dhe me pompë ngrohëse e shkarkimi. Në vitin 1954 shoqëria tregtoi “Candy Matic” me sloganin "...shumë faleminderit, është 'Candy'".

Candy Bi-matic

1955/1965

Në 1955 “Candy” hapi filialin e parë jashtë vendit, në Francë, i cili u pasua nga ai në Gjermani në vitin 1958. Në vitin 1957 u hodh në treg “Bi-Matic”, makina e parë larëse gjysmëautomatike me shpëlarje dhe centrifugim: një vit më vonë do të ishte radha e “Automatic Candy”, makinës së parë larëse plotësisht automatike.


Mes viteve 1959 dhe 1961 u ndërtua fabrika e re në Brugerio (MB). Makinat larëse moderne kanë kazan oval dhe mundësinë për gjysmë ngarkese, si “Superautomatic 5” i prezantuar nga “Candy” në vitin 1963.

 

Candy Stipomatic

1965/1975

Lavastovilja e parë “Candy” daton në vitin 1966: ajo quhet “Stipomatic” dhe ka 3 ndarje të veçanta me larje të ndara. Në 1968 “Superautomatic 98” ishte makina e parë larëse me 6 programe me njomje biologjike. Në 1970 -1971 filloi prodhimi i sobave dhe frigoriferëve të parë, me blerjen e markës “Kelvinator”.


Produktet e reja “Candy” mbajtën emrin e disenjatorëve të famshëm dhe fituan çmime si “Busulla e Artë”, e fituar në vitin 1970 nga “CANDYzionatore C23”, e disenjuar nga Joe Colombo.

WASHING MACHINE Tempovariant

1975/1985

Produktet ishin gjithmonë të pranishme, por kurrë si në këtë periudhë, kursimi dhe ndikimi në mjedis u bënë çështje të rëndësishme për “Candy” në vitin 1977, e cila filloi fushatën “No Waste” me sloganin “Candy ju ndihmon të mos humbisni. Energjinë, sendet, detergjentin”.

Për frigoriferët, ishte shoqëria e parë që përdori teknologjinë pa akull që parandalon krijimin e brymës dhe bën që makinat e reja larëse të jenë më të fuqishme duke i pajisur ato me depozita të reja larjeje dhe kazanë prej inoksi.


Në vitin ‘81 “Candy” tregtoi “T3”, ngrirësin e parë me 3 ndarje dhe me 3 temperatura të ndryshme

Combichef

1985/1995

Në vitin ‘85, me rastin e përvjetorit të dyzetë, “Candy” bleu dy markat e mëdha italiane “Zerowatt” dhe “Gasfire”.

Në këto vite ajo hapi fabrika në mbarë botën dhe vazhdoi të blinte shoqëri të mëdha si “Rosiéres” (produkte lider në gatim), “Mayc-Otsein” (makinë larëse me derë lart) dhe “Iberna” (frigoriferë): në këtë mënyrë lindi “Combichef” novator, furra e parë për mënyrën e zakonshme të gatimit dhe me mikrovalë.


Gjatë kësaj periudhe pajisjet për moszënie hapësire, ​​si për shembull makinat larëse “Slimmy” dhe “Festa” patën shumë sukses.

DISHWASHERS Candy Futura

1995/2005

Në vitin ‘95 “Candy” bëri njëzetepesë vjet dhe festoi duke blerë “Hoover European Appliances”, lider evropian në produktet për kujdesin ndaj dyshemeve. Në mijëvjeçarin e ri “Candy” ndryshoi logon e vet dhe vazhdoi të rritet: në vitin 2002 eksportonte në 111 vende.


Po në të njëjtin vit lindi slogani “Candy mund t’i bëjë të gjitha”, i cili është ende në përdorim.
Në vitin 2004 “Candy” fitoi një rekord për lavastoviljet: “Candy Futura” lan deri në 15 vend-vendosje. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe “Candy” shkoi në Kinë për të hapur zyrën në Shangai.

WASHING MACHINE GrandÓ Candy

2005/2010


Në vitin 2005 “Candy” festoi 60 vjetorin dhe bleu markën “Vyatka”, lider në Rusi për makinat larëse. Në mars të vitit 2006 hodhi në treg “GrandÓ”, makinën larëse me kazanin më të madh në treg; në qershor bleu markën “Jinling”, lider për makinat larëse në Kinë dhe në vitin vijues iu bashkua Grupit edhe “Turkish SUSLER”, specialist në produktet për gatim.


Në vitin 2009 u prezantuan pianurat me induksion dhe gjithashtu u hodh në treg “Duo”: në përmasa standarde, “Candy” futi në treg lavastoviljen dhe furrën elektronike me shumë funksione. 2010-ta shënoi revolucion në tharëset me “EasyCase”: depozita që mbledh ujin e kondensuar mbrapa kazanit.

Microwaves Candy Ego

2011/2013

Në vitin 2011 “Candy” prezantoi “GrandÓ Evo” me teknologjinë e sistemit të energjisë së përzier që lan në temperaturë 20° si dhe 40°. Gjithashtu, në kuzhinë erdhi me furrën “Prodige” me dhomë dhe ventilator të dyfishtë për të pjekur njëkohësisht në temperatura të ndryshme.


Në vitin 2012, u inaugurua një fabrikë e re e makinave larëse në Kinë. Përveç makinave larëse me derë lart, “Candy” prezantoi “Evo Plaisir” me hapje me prekje të lehtë. Revolucion në kuzhinë: Frigoriferët “Krio Vital Evo” mundësojnë ruajtje më të mirë të ushqimit përmes teknologjisë pa akull e “Bio” dhe sistemit të kontrollit të ajrit; pianura me induksion u bë “FLEKSI” dhe me zona modulare gatimi; furrat patën dhomën më të madhe të furrave në treg me përmasa për 78 litra.


Në vitin 2013 “Candy” shtoi në lavastoviljen e tij “EvoSpace” hapësirën për 8 enë të mëdha falë veçorisë “Maxi Plates”. Në këtë vit u prodhuan mikrovalët “EGO”: të fuqishme, në 5 ngjyra dhe me pamje vintazh.

Candy Simpli-Fi

2014/2015

Në vitin 2014, makina larëse “GrandÓVita” arrin një rekord për larjen më efikase dhe më të shpejtë falë sistemit me energji të përzier +: larje perfekte në 59’; furrat dhe pianurat “Elite” u krijuan me një dizajn unik dhe perfekt; Lavastovilja “EvoSpace” bart 16 vend-vendosje dhe mban rekord për kapacitet dhe fleksibilitet; Makina larëse-tharëse “Alisè” lan 8 kg ngarkesë dhe than 5 kg në një hapësirë prej vetëm 45 cm.

Frigoriferët u bënë të mëdhenj, duke arritur një lartësi prej 2 metrash.
Gjithashtu, në vitin 2014 prezantohet veçoria “simply-Fi”, gama e parë e plotë e pajisjeve të lidhura përmes “Wi-Fi”. “Candy” në vitin 2015 feston 70 vjet nga prodhimi i makinës së parë larëse në Itali dhe përgatitet të festojë me shumë të reja.

Kërkim dhe inovacion

“Candy Group” vazhdon të përmirësojë dhe transferojë teknologjinë në sisteme të lehta për t’u përdorur, të projektuar për të përmirësuar cilësinë e jetës. Qendra për inovacion, kërkim dhe zhvillim ndodhet në Itali, në Brugherio (MB).
Në ditët e sotme, në epokën dixhitale “Candy” hap mundësinë për pajisje elektrike të reja, për të ndërvepruar dhe komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejt, të thjeshtë dhe intuitive. Grupi i kërkimit dhe zhvillimit realizoi “Candy simply-Fi”, gama e parë e plotë e pajisjeve të lidhura përmes “Wi-Fi”, që lidhet në distancë me përdoruesit, duke e bërë jetën e tyre më të lehtë.

Cilësia dhe mjedisi

“Candy Group” përdor materiale të riciklueshme për çdo komponent, si për produktet ashtu edhe për ambalazhin, dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e direktivës për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (MPEE).
Falë përdorimit të teknologjive të reja, Grupi arriti të përmbushë dy prioritete: kënaqësinë e klientit dhe mbrojtjen e mjedisit. Proceset e prodhimit janë projektuar me qëllim reduktimin e emetimeve si dhe reduktimin e konsumit të energjisë në përdorimin e pajisjeve shtëpiake, në përputhje me rregulloret në vende të ndryshme.

 

 

Grupi Candy është ndër udhëheqësit evropianë në fushën e aparateve të mëdha shtëpiake, duke përfshirë: makinat larëse, enëlarëse, tharëse rondele, tharëse, frigoriferë, ngrirës, furra dhe furra, të ndërtuara dhe të lira. Parimi bazë i grupeve të karamele është kënaqësia e klientëve të saj. Ka mbi 2,000 qendra shërbimi në të gjithë Evropën. Candy Group operon me markat ndërkombëtare Candy dhe Hoover dhe atë kombëtar: Iberna, Jinling, Hoover-Otsein, Rosieres, Susler, Vyatka, Zerowatt, Gasfire dhe Baumatic.