Rregullorja e privatësisë

I nderuar përdorues,

Në këtë faqe do të gjeni informacion mbi mënyrën si të administroni të dhënat tuaja personale përmes faqes (këtu e më tutje referuar si "Faqja").

Ne e japim këtë informacion jo vetëm që t’u përmbahemi detyrimeve ligjore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale sipas rregullores (BE) 2016/679 (këtu e më tutje referuar si “Rregullorja”), por edhe sepse besojmë se mbrojtja e të dhënave personale është një vlerë themelore e biznesit tonë dhe duam t’ju japim çfarëdo informacioni që mund t’ju ndihmojë të mbroni privatësinë tuaj dhe të monitoroni përdorimin që bëhet që bëhet në të dhënat tuaja në lidhje me përvojën  e lundrimit  në faqen tonë.

SHOQËRIA  JONË

Faqja  dhe shërbimet e ofruara këtu ofrohen nga Candy Hoover Group S.r.l., i cili do të përpunojë të dhënat tuaja sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më poshtë do të gjeni kontaktet tona.

Kontrolluesi i të dhënave dhe Oficeri i Mbrojtjes së të Dhënave

Kontrolluesi i të dhënave, pra personi që merr vendimet në lidhje me metodat dhe qëllimet e përpunimit, është Candy Hoover Group S.r.l. me seli në Via Comolli 16 – 20861 Brugherio (MB) dhe me zyrë administrative në Via Privata Eden Fumagalli 20861 Brugherio (MB), Itali, kodi i regjistrimit/regjistri i shoqërive  së Monzas and Brianzas 04666310158 – numri i personit të tatueshëm 00786860965 (këtu e më tutje referuar si "CHG").

Oficeri i Mbrojtjes së të Dhënave (këtu e më tutje referuear si “DPO”) është përgjegjës për monitorimin e pajtueshmërisë me rregullat në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga CHG.

Ju mund të kontaktoni DPO-në në adresën e mëposhtme të email-it data.protection@candy-group.com ose me postë duke i shkruar në:

Candy Hoover Group S.r.l.

Via Privata Eden Fumagalli

20861 Brugherio (MB), Italy

For the attention of Data Protection Officer

CILAT JANË TË DHËNAT QË PËRPUNOHEN

Kur përdorni Faqen, ju përfitoni nga shërbimet e ofruara, kërkoni ndihmë dhe mbështetje, CHG përpunon disa të dhëna personale rreth jush. Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me këtë.

Lloji dhe burimi i të dhënave personale

Kur vizitoni apo konsultoni Faqen, ose plotësoni formularët online si për shembull për të kërkuar asistencë, ne mund të përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme (p.sh. të dhëna që lidhen me personat e identifikuar ose të identifikueshëm):

  1. të dhënat që jepni duke plotësuar formularët online, ose gjatë ndihmës që ju jepet përmes telefonit nëse është e zbaueshme,  për shembull për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë të dhënat e identifikimit (emër dhe mbiemër), të dhënat e kontaktit (adresa e email-it, numri i telefonit fiks dhe celular), adresa e banimit, informacione rreth produkteve të blera (data e blerjes, kodi i produktit dhe linja e produktit, çmimi i produktit, etj.) dhe lloji i ndihmës që kërkohet (si për shembull informacionet që gjenden në hapësirën e dedikuar për hollësitëe kërkesës);
  2. të dhënat që grumbullojmë kur lundroni në faqe (të dhënat e lundrimit), si adresa IP ose adresat URI (Uniform Resource Identifier) të burimeve të kërkuara, koha e kërkesës, metoda e përdorur për të dërguar kërkesën në server, përmasat e skedarit të përgjigjes, kodi numerik që përket me përgjigjen e dërguar nga serveri (OK, gabim, etj...) dhe parametra të tjerë në lidhje me OS-në e përdoruesit dhe mjedisin e përpunimit kompjuterik. Transmetimi i këtyre informacioneve nënkuptohet në përdorimin e protokolleve të komunikimit në internet. Këto informacione nuk grumbullohen për t’i lidhur me palët e identifikuara, ato të interesuara, por nga natyra e tyre, mund të lejojnë identifikimin e përdoruesve përmes përpunimit dhe lidhjes me të dhënat që mbahen nga palët e treta. Të dhënat mund të përdoren për të siguruar përgjegjësinë në rast se kryhen krimekompjuterike ndaj faqes së internetit.

PSE PËRPUNOHEN TË DHËNAT TUAJA

Përdorimi i të dhënave personale është i nevojshëm që t’ju mundësojë përdorimin e sigurt të Faqes, të merrni asistencë për produktet ose shërbimet që lidhen me produktin, të përballeni me çfarëdo lloj kërkese të mëtejshme dhe të merrni komunikime për shërbimin.

Është e rëndësishme që të dimë më shumë rreth mënyrës si përdoren shërbimet tona dhe rreth përdoruesve tanë, në mënyrë që t’ju ofrojmë juve dhe përdoruesve të tjerë shërbime që janë gjithnjë e më të sigurta dhe në përputhje me pritshmëritë e tregut. Për të bërë këtë, ne mund të analizojmë gjithashtu të dhëna në formë të përmbledhur.

Qëllimi dhe baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen për qëllimet e mëposhtme:

  1. për t’ju dhënë mundësi të lundroni në Faqe në mënyrë të sigurt dhe për të përmirësuar përvojën e shfletimit;

për t’iu përgjigjur kërkesës suaj për asistencë me operimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e një pajisjeje shtëpiake ose për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja për produktet dhe shërbimet tona.

  1. për të analizuar veprimtarinë tuaj online në Faqe, si për shembull duke përdorur të dhënat e grumbulluara nga faqet e tjera të CHG ose palët e treta, përmes mjeteve të gjurmimit të përdoruesve siç përshkruhet në rregulloren për cookie-et e cila është e disponueshme në link-un http://www.candy.al/sq_AL/politika-per-skedaret-e-personalizimit .

SI PËRPUNOHEN TË DHËNAT TUAJA

Ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja kryesisht përmes mjeteve të regjistrimit, nxjerrjes, analizimit dhe arkivimit të mbrojtur nga sisteme që ofrojnë garanci sigurie sipas standardeve të industrisë. Ne i përpunojmë dhe ruajmë të dhënat vetëm për sa kohë është e nevojshme që ne të kryejmë aktivitetet e mësipërme dhe ne adoptojmë zgjidhje tekniko-organizative për anulimin e të dhënave pasi aktivitetet kanë përfunduar. Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet.

Metodat e përpunimit

Ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja kryesisht duke përdorur sisteme kompjuterike dhe mjete analizimi nga personeli i autorizuar i trajnuar nga CHG. Ne marrim masa për të siguruar zbatimin e parimeve të përpunimit të drejtë e të ligjshëm, të grumbullimit për qëllime specifike, të mjaftueshmërisë, të saktësisë që të dhënat duhet të kenë dhe të mbajtjes në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej, parimeqë gjenden në legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale (duke përfshirë Rregulloren), duke mbrojtur privatësinë tuaj përmes masave teknike dhe organizative të sigurisë të cilat garantojnë nivel të përshtatshëm sigurie me synimin për të parandaluar humbjen, keqpërdorimin dhe përdorimin e papërshtatshëm të të dhënave tuaja, si edhe aksesin e paautorizuar në të dhënat tuaja. Ne mund të përdorim gjithashtu kanalet e komunikimit digjital (email, sisteme mesazhesh të shpejta, etj.) dhe telefonin (telefonatat, mesazhet, etj.) dhe postën.

Ruajtja e të dhënave

Të dhënat tuaja do të mbahen vetëm për periudhën që është  nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat janë grumbulluar dhe, për qëllime ligjore jo më shumë se 10 vite. Të dhënat e profilizimit, nëse ka, do të ruhen jo më shumë se 2 vite.

ME KË NDAHEN TË DHËNAT PERSONALE

Për të garantuar funksionimin e Faqes së Internetit dhe për t’ju ofruar shërbimet që përmban ajo, CHG përdor ofrues të palëve të treta. Aksesi në të dhënat tuaja nga këta ofrues rregullohet nga marrëveshje kontraktuale të veçanta që kufizojnë përdorimin e këtyre të dhënave vetëm në përpunimin e nevojshëm për të mundësuar operimin e sitit dhe të shërbimeve që gjenden në të dhe sipas udhëzimeve tona. Këta entitete veprojnë si përpunues të të dhënave (këtu e më tutje referuar si "Përpunuesit") dhe mund të thirren për t’u përgjigjur direkt nëse i përpunojnë të dhënat në një mënyrë që nuk u përmbahet udhëzimeve të marra.

Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me këtë.

Ndarja dhe zbulimi i të dhënave

Pa cënuar rastet kur ndarja e të dhënave kërkohet me ligj, të dhënat tuaja mund të ndahen me personelin e autorizuar të i cili është informuar dhe trajnuar  siç duhet, ose personelit të palëve të treta i cili punon në emër të CHG dhe sipas udhëzimeve të tij si përpunues të të dhënave, duke përfshirë shoqëritë që ofrojnë asistencë para dhe pas shitjes për pajisjet shtëpiake. Në veçanti, në rastin e një kërkese për mbështetje dhe asistencë, të dhënat tuaja do të shihen, si përpunues të të dhënave, nga shoqëri të Candy Group ose shoqëri të palëve të treta në vendin tuaj që ofrojnë këtë shërbim në emrin tonë, të cilat mund të shohin informacionet që lidhen me anomalitë ose defektet e raportuara nga produktet.

Në kryerjen e vepprimtarive normale të punës, të dhënat tuaja mund t’u zbulohen profesionistëve, firmave të konsulencës ose personave të tjerë që operojnë si kontrollues të pavarur të të dhënave.

Për ta përmbyllur, në rast se CHG është e përfshirë në transaksione korporatash, duke përfshirë transaksionet e jashtëzakonshme, të dhënat mund t’u zbulohen personave të përfshirë në këto transaksione dhe profesionistëve që asistojnë CHG apo personave të tjerë të përfshirë në këtë transaksione, nëse është e nevojshme për qëllimet e vlerësimeve përkatëse.

Për më shumë informacion rreth atyre përpunuesve të të dhënave për përpunimin e të dhënave tuaja në emër të CHG, mund t’i shkruani zyrës së CHG për vëmendje të DPO-së ose në adresën e email-it data.protection@candy-group.com.

CILAT JANË TË DREJTAT QË JU JEP LIGJI DHE SI MUND T’I USHTRONI ATO

Ligji ju jep të drejtën të kontrolloni mënyrën si përpunohen të dhënat tuaja, dhe të kufizoni, nëse është e nevojshme, përdorimin e të dhënave tuaja. Ju mund t’i ushtroni këto të drejta në çdo kohë dhe falas duke kontaktuar shoqërinë tonë dhe duke shkruar në adresat e treguara në krye. CHG do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të lehtësuar ushtrimin e të drejtave tuaja.

Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me këtë.

Të drejtat e subjekteve të të dhënave

Sipas Neneve 15-21 të rregullores, ju keni të drejtën që:

  • të merrni informacion për ekzistencën e të dhënave tuaja personale, të shihni përmbajtjen e tyre dhe të merrni një kopje (e drejta e aksesit);
  • të përditësoni, modifikoni dhe/ose korrigjoni të dhënat tuaja personale (e drejta e korrigjimit);
  • të kërkoni bllokimin ose kufizimin e përpunimit të të dhënave personale në rastet e përcaktuara nga Rregullorja, duke përfshirë rastin kur të dhënat përpunohen në shkelje të ligjit ose nëse nuk është e nevojshme që të dhënat të mbahen për qëllimet pse ato janë mbledhur apo kur përpunohen për qëllime të tjera (e drejta e bllokimitdhe e drejta e kufizimit);
  • nëse keni dhënë pëlqimin, të tërhiqini pëlqimin tuaj në çdo  kohë pa cënuar ligjshmërinë e përpunimit bazuar në aprovimin e dhënë para tërheqjes (e drejta e tërheqjes së pëlqimit);
  • brenda kufijve të dispozitav të Rregullores, të merrni një kopje të të dhënave që ju keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga një pajisje automatike dhe të kërkoni që këto të dhëna t’i transmetohen një kontrolluesi tjetër të dhënash nëse është e mundshme teknikisht (e drejta e bartjes);
  • të kundërshtoni përpunimin në rastet ku është përcaktuar nga Rregullorja (e drejta për të  kundërshtuar).

Ju bëjmë me dije se kërkesat për fshirjen e të dhënave janë subjekt i detyrimeve të ligjit dhe rregullave në fuqi në lidhje me ruajtjen e dokumenteve.

Për të ushtruar të drejtat tuaja, në çfarëdo kohe mund të dërgoni një email në data.protection@candy-group.com ose të shkruani në

Candy Hoover Group S.r.l.

Via Privata Eden Fumagalli

20861 Brugherio (MB), Italy

For the attention of Data Protection Officer (DPO)

Kur na kontaktoni, do të na duhet të sigurohemi që ju të jepni emrin, adresën e email-it, adresën postare dhe/ose numrin ose numrat e telefonit për t’u siguruar që të trajtojmë kërkesën tuaj siç duhet.

Nëse besoni se të dhënat tuaja nuk janë përpunuar në përputhje me ligjin ose ka një mosmarrëveshje në lidhje me përdorimin e tyre, mund t’i ankoheni autoritetit mbikëqyrës për mbrojtjen e   të dhënave personale  të shtetit ku banoni, punoni, ose ku ka ndodhur shkelja.

Informacione të mëtejshme – Link-et

Faqja përmban gjithashtu link-e drejt faqeve të palëve të treta; prandaj ju ftojmë të lexoni rregulloret e tyre të privatësisë për të mësuar si përdoren të dhënat tuaja personale nga këto faqe dhe për çfarë qëllimi.

Përditësimi i  kësaj rregulloreje privatësie

Kjo deklaratë  e politikës së privatësisë mund të përditësohet me kalimin e kohës, prandaj CHG do të tregojë datën e përditësimit të fundit në fund të politikës.

Përditësimi i fundit 25/03/2019